Nuk e fsheh zhgënjimin

Futboll

Nuk e fsheh zhgënjimin

Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 16:56
Del Piero.

Për një legjendë italiane si Alesandro Del Piero, origjina e çdo gjëje të keqe që ka kapur futbollin e sotëm italian, është “Calciopoli”. Skandali i 2006-s, lidhet edhe me rënien në minimumin historik të kombëtares “axurre”, pasi nuk arriti të siguronte një biletë për në Rusi 2018.

“Calciopoli erdhi si një bombë atomike. Që nga ajo periudhë, të gjithë kampionët e mëdhenj u larguan nga Italia, për në kampionate të tjera europiane. Nuk është rastësi që të tjerët u rritën, ndërsa tek ne erdhi fundosja” – deklaroi Del Piero.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat