Valencia ‘kërcënon’ Barcelonën! Liverpool-Chelsea, derbi anglez

Futboll

Valencia ‘kërcënon’ Barcelonën! Liverpool-Chelsea, derbi anglez

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 17:17
Lojtarët e Valencisë

Valencia është në formë të mirë dhe për 12 javë nuk ka regjistruar asnjë humbje në kampionatin spanjoll, ka 9 fitore e 3 barazime apo renditet në vend të dytë me 30 pikë, katër me pak se lideri Barcelona. Sfida mes këtyre rivalëve është derbi i javës së 13-të dhe i skuadrave të pamposhtura deri me tash, për faktin se katalunasit kanë 11 fitore e 1 barazim.

Valencia mobilizohet t’i shkaktojë humbjen e parë Barcelonës, sikurse edhe kjo e fundit skuadrës nga Mestalla. Ndeshje do të zhvillohet të dielën mbrëma (20.45) dhe pritet me kërshëri të madhe nga dashamirët më të zjarrtë të lojës më të popullarizuar në botë. Barcelona shumë herë ka pasur probleme në fushë të Valencisë, por kësaj radhe besojnë e shpresojnë në fitore. Trajneri i Valencisë, Marcelino, “kërcënon” rivalin se do të kthehet duarthatë nga ky udhëtim.

  Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, kërkon tri pikë (nesër, 16.15) ndaj Malagës, nisur nga rikthimi i Kovaçiç dhe Keylor Navas. Megjithatë, ai kërkoi përsëri durim me Gareth Balen, i cili mungon për shkak dëmtimi. “Po, preferoj që ta kemi Gareth me ne. E sigurt. Ne tashmë e dimë se çfarë sjell Gareth, ai është shumë i fortë, i fuqishëm, teknikisht shumë i mirë. Ai punon shumë, ka luajtur lojëra të mrekullueshme në këtë klub. Po trajnohet mirë, por do të shohim se kur do të luajë. Emocionalisht për të, duam që të jetë me ne dhe të largojë të gjitha gjërat negative që mund të ketë rreth tij. Sergio Ramos? Nesër do të shihni nëse luan apo jo. Me maskë apo jo, ai do të luajë kur të jetë mirë.

Do të shohim, sepse kemi edhe mundësi të tjera. Është gjë e mirë, nuk kam frikë nga asgjë. Nëse ai nuk luan nesër, do të jetë me ne ndeshjen tjetër, duke dhënë si përherë, më të mirën”, tha Zidane.  Futbollisti shqiptar, Enis Bardhi, me Levanten do të takohen me Atletico Madridin e cila nuk ka pësuar asnjë humbje deri me tash. Atletico deri me tash ka 6 fitore e 6 barazime apo me 24 pikë renditet në pozitën e katërt. Në Premier League, do të zhvillohet nesër (18.30) derbi mes Liverpolit dhe kamponit në fuqi Chelsea. “Redsat” shpresojnë në përparësinë e fushës dhe që të fitojnë, kësisoj të jenë më lartë në renditje, kurse Chelsea mëton që të kthehet i pamposhtur. Chelsea është në vend të tretë me 25 pikë, ka tri më shumë se Liverpooli që mban pozitën e pestë.

Liga e Italisë, java e 14-të

E shtunë

Bologna-Sampdoria 15.00

Chievo-Spal      18.00

Sassuolo-Verona       18.00

Cagliari-Inter    20.45

E diel

Milan-Torino    15.00

Genoa-Roma    15.00

Udinese-Napoli         15.00

Lazio-Fiorentina        18.00

Juventus-Crotone      20.45

E hënë

Atalanta-Benevento 20.45

Liga e Gjermanisë, java e 13-të

E shtunë

Dortmund-Schalke   15.30

Eintracht-Bayer         15.30

Augsburg-Wolfsburg        15.30

RB Leipzig-Werder  15.30

Freiburg-Mainz         15.30

Monchengladbach-Bayern         18.30

 

E diel

Hamburger-Hoffenheim  15.30

Koln-Hertha      18.00

Liga e Anglisë, java e 13-të

E shtunë

Crystal Palace-Stoke City 16.00

Manchester United-Brighton     16.00

Newcastle-Watford  16.00

Swansea-Bournemouth    16.00

Tottenham-West Brom      16.00

Liverpool-Chelsea    18.30

E diel

Southampton-Everton       14.30

Burnley-Arsenal        15.00

Huddersfield-Manchester City 17.00

Liga e Spanjës, java e 13-të

E shtunë

Alaves-Eibar     13:00

Real Madrid-Malaga         16.15

Betis-Girona      18.30

Levante-Atl. Madrid          20.45

E diel

La Coruna-Ath Bilbao       12.00

Sociedad-Las Palmas        16.15

Villarreal-Sevilla       18.30

Valencia-Barcelona   20.45

E hënë

Espanyol-Getafe       21.00

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat