Gafuri: Renovën e shoh në gjysmëfinale!

Futboll

Gafuri: Renovën e shoh në gjysmëfinale!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 17:52
Argjent Gafuri

Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës synon të jetë sa më lartë në renditjen e tabelës në kampionat dhe të bindur se do të jenë në gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë në futboll. Renova aktualisht mban vendin e shtatë me 17 pikë pas 16 jave, ndërsa nesër (13.00) do të takohen me Shkëndijen nga Tetova, në derbin e madh shqiptar, kurse të mërkurën e 29 nëntorit (13.00) luajnë në udhëtim me “Skopjen”, në kuadër të ndeshjes së kthimit të çerekfinales së Kupës.

Renova është e qetë para ndeshjes së kthimit për Kupë, për shkak se në Tetovë e kishte mposhtur me 2:0 skuadrën maqedone “Skopjen”. Mesfushori i Renovës, Argjend Gafuri është optimistë se do të dalin mirë në përballje me Shkëndijen, ndërsa beson se do ta eliminojnë pa problem “Skopjen” nga Kupa e Maqedonisë. 

“Bota sot”: Me 29 nëntor, Renova do të luan në udhëtim me “Skopjen”, në sfidën e kthimit të Kupës së Maqedonisë. A llogariteni si favoritë?

Argjent Gafuri: Besojmë se jemi favoritë ndaj “Skopjes” dhe presim të vazhdojmë tutje.

“Bota sot”: Fitorja në Tetovë me 2:0, a është një përparësi dhe një qetësi për këtë sfidë?

Argjent Gafuri: Po, e vërtet se është një përparësi ndaj tyre. Normal se do të hyjmë në fushë më të qetë dhe më të relaksuar për të nxjerr edhe rezultat pozitiv në transfertë, kundër “Skopjes”.

“Bota sot”: A besoni se pa asnjë problem do të kualifikoheni në gjysmëfinale?

Argjent Gafuri: Normal se nuk është lehtë, mirëpo kemi besim në radhët tona dhe jemi të motivuar, kështu që me angazhim e me lojë të mirë do të kalojmë në gjysmëfinale.

“Bota sot”: A shpresoni se do ta fitoni Kupën e Maqedonisë dhe cilat skuadra i sheh favoritë në këtë garë?

Argjent Gafuri: Tash jemi më të fokusuar që të kalojmë në gjysmëfinale. Normal pse mos ta fitojmë edhe Kupën, kemi ekip të mirë. Besoj se nuk ka kundërshtarë të lehtë derisa ke arritur në gjysmëfinale. Prandaj, të gjithë janë favoritë.

“Bota sot”: Renova është në vend të shtatë me 17 pikë në Kampionatin e Maqedonisë,  a shpresoni se do të arrini të paktën në katër vendet e para?

Argjent Gafuri: Besojmë se do të arrijmë në 4 vendet e para dhe e gjitha do të arrihet me punë dhe angazhim maksimal në gjysmëstinorin e dytë.

“Bota sot”:  Nesër luhet derbi shqiptar apo Renova - Shkëndija, a shpresoni në pikë?

Argjent Gafuri: Është derbi vendorë, jemi të motivuar dhe do të hyjmë në fushë për të nxjerrë një rezultat pozitiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat