Blutë janë duke e përcjellë me kujdes dyshen e skuadrës italiane, pasi janë të interesuar që ta kryejnë transferimin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Menaxheri i Chelsea, Antonio Conte, është i interesuar të transferojë dyshen e Inter, Mile Skrinar dhe Antonio Candreva.
Blutë janë duke monitoruar dyshen e zikaltërve, ndaj kanë çuar skautë për ta përcjellë në ndeshjet e Serie A.
Skrinar është blerje e re në San Siro, por paraqitjet e tij kanë rënë në sy të gjigantëve të Europës, përfshirë edhe atë spanjoll, Barcelona.
Candreva në anën tjetër ka luajtur nën urdhrat e Conte sa ky i fundit drejtonte Italinë dhe besohet se 48 vjeçari do sërish të punojë me mesfushorin.