AZ Alkmaar, skuadra anti-PSV në Holandë

Futboll

AZ Alkmaar, skuadra anti-PSV në Holandë

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 00:50
AZ Alkmaar

Është Azeta Alkmaar rivalja e PSV Eindhoven në garën për titull në Eredivisie. Skuadra e drejtuar nga trajneri John van den Brom regjistroi fitoren e 5-t radhazi në kampionat pasi mposhti në Afas Stadion me rezultatin 2-0 Twenten duke e zhytur në një krizë të thellë  skuadrën nga Enschede që në këtë sezon rrezikon ndjeshëm mbijetesën. Një sukses që e ngjiti Alkmaarin në vendin e 2-t në kuotën e 28 pikëve, 5 më pak se PSV-ja që kryeson por skuadra nga Eindhoveni ndeshjen e saj të vlefshme për javën e 13-të e luan të dielën ndaj Excelsiorit në transfertë. Golat për Azetën u realizuan nga iraniani Jahanbakhsh me penallti në të 65-ën dhe Van Overeem në të 70-ën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat