Prishtina pa Boshnjakun e Khalidin

Futboll

Prishtina pa Boshnjakun e Khalidin

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 11:08
Pamje nga një ndeshje

Prishtina dhe Gjilani e zhvillojnë sot (13.00) ndeshjen e fundit kampionale të javës së XVII. Derbi do të zhvillohet në Drenas nga ora 13:00. Pas përfundimit të ndeshjeve tjera, tani Prishtina mbetët pesë pikë mbrapa Llapit dhe një pikë mbrapa Dritës, ndërsa ka tre pikë më shumë se Gjilani, skuadër kjo që ka më së pakti humbje – vetëm një, edhe atë në “Rexhep Rexhepi”, por kundër Feronikelit. Andaj, për Prishtina fitorja në ndeshjen e sotme është imperativi i vetëm. Dy rivalët në ndeshjen e parë të stinorit ishin ndarë baras pa gola, ndeshje kjo e zhvilluar në Gjilan.

Prishtina pa Boshnjakun e Khalidin, është e kompletuar, pa mungesa apo lëndime, ndërsa Mazrekaj ka ditë që është rikthyer në seancat stërvitore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat