Gjimshiti: Nuk më duhet vlerësimi kur s’ka pikë - Bota Sot
Gjimshiti: Nuk më duhet vlerësimi kur s’ka pikë

Futboll

E martë, 12 dhjetor 2017

Gjimshiti: Nuk më duhet vlerësimi kur s’ka pikë

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 14:55
Gjimshiti në veprim

Mbrëmja e djeshme ka rezultuar e suksesshme për mbrojtësin  e Kombëtares shqiptare, në ndeshjen kundër Berishës pavarësisht humbjes minimale 1:0 dhe rekordit negativ pa asnjë pikë të marrë në 14 javë Gjimshiti rezultoi efikas ne shumë raste, merr notën 7 nga “tuttomercatoweb”. Në deklaratën e tij në faqen e klubit mbrojtësi është shprehur:

“Më vjen keq për humbjen, duhet të marrim pikën e parë dhe të japim më shumë. Vetëm kështu mund të kemi fat. Kemi pasur  dy-tri raste të rëndësishme, barazimi mund ta merrnim, por tani duhet të shohim përpara.

I falënderojmë tifozët që na ndjekin edhe në transfertë. Do të japim gjithçka për të marrë pikë ndaj Milanit. Nuk ka rëndësi nëse thonë se isha më i mirë, vlen vetëm skuadra”, mbyll deklaratën e tij Gjimshiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test