Lamtumirë legjendë - Bota Sot
Lamtumirë legjendë

Futboll

E hënë, 11 dhjetor 2017

Lamtumirë legjendë

Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 22:10
Portieri brazilian i Benficas, Julio Cesar

Portieri brazilian i Benficas, Julio Cesar e ka konfirmuar se do të pensionohet nga futbolli aktiv në fund të këtij sezoni.

Julio Cesar ka mbërritur në kapitullin e fundit të karrierës së tij. Portieri që ndihmoi Interin në vitin 2010 të fitonte “tripletën” e famshme ka edhe 6 muaj karrierë si profesionist, për të deklaruar tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur.

Këtë ka zbuluar e përditshmja portugez “Records”, sipas së cilës braziliani që aktualisht aktivizohet me Benfikën ka vendosur të hapë bisedimet me drejtuesit e klubit për situatën e tij, duke përjashtuar kategorikisht të gjitha hipotezat për një rinovim të kontratës aktuale, që përfundon më 30 qershor 2018.

Julio Cesar, tanimë 38 vjeçar e nisi karrierën e tij te Flamengo në vitin 1998. Në Evropë mbërriti nëpërmjet italianëve të Chievo, ku pas një sezoni pa asnjë ndeshje të luajtur u transferua të Interi.

Te zikaltrit për 7 vjet arriti të fitonte gjithçka që do të dëshironte një futbollist në karrierën e tij. Pas largimit nga Inter, Julio Cesar luajti me Queens Park Ranger, Toronto në Kanada dhe në 3 vitet e fundit te Benfica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test