Rikthehet Rossi

Futboll

Rikthehet Rossi

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 09:22
Giuseppe Rossi

Giuseppe Rossi do të rikthehet në Serie A për skuadrën e Genoas pas gati 10 muajve jashtë fushave të futbollit si pasojë e lëndimit në gju.

Sulmuesi italian e ka konfirmuar vetë lajmin përmes llogarisë zyrtare në Twttier, ku ka postuar një fotografi të veten nga aeroporti.

“Ndalesa e radhës...Serie A!!! Rikthimi, futbolli, Italia, pasioni, puna e zellshme, kurrë mos heq dorë”, ka shkruar ai.

Sky Sport Italia dhe Mediaset Premium raportojnë se ai tashmë ka gjetur akordin me Genoan, dhe është në pritje të testeve mjekësore.

Rossi, 30-vjeçar është lojtar i lirë pasi kontrata me Fiorentinën i skadoi këtë verë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat