Ibrahimovic në shtetin turk, do ta operojë hundën - Bota Sot
Ibrahimovic në shtetin turk, do ta operojë hundën

Futboll

E diel, 17 dhjetor 2017

Ibrahimovic në shtetin turk, do ta operojë hundën

Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 22:06
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic do të pësojë edhe një ndërhyrje kirurgjike.

Sulmuesi i Manchester United është nisur për në shtetin turk, ku do ta operojë hundën.

Lojtari u rikthye në ndeshjen ndaj Watfordit, por suedezi u nis ditën e sotme drejt Stambollit për një ndërhyrje kozmetike.

E përditshmja turke “Fanatic” pohon se suedezi ka një problem në hundë dhe do të operohet prej mjekut që e operoi mikun e tij, Erkan Zengin.

Theksojmë se suedezi ka bërë tre paraqitje këtë sezon duke sfiduar Romelu Lukakun për një vend në formacion.

Ndryshe, lojtari nuk dihet nëse do të marrë pjesë në botërorin me kombëtaret pasi që kohë më parë ishte pensionuar prej Suedisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test