Nuk po gjen hapësirë

Futboll

Nuk po gjen hapësirë

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 11:47
Javier Pastore

Futbollisti argjentinas nuk po gjen hapësira në skuadrën e PSG. Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery, i cilëson si krejt normale spekulimet për largimin e mundshëm të Javier Pastores nga kryeqyteti francez.

Pastore nuk është më një zgjedhje e parë për trajnerin Emery, prandaj mund të largohet në janar në ndonjë skuadër tjetër, me Interin që ka shfaqur interesim të vazhdueshëm për lojtarin, i cili vlerësohet rreth 20 milionë euro. “Të flitet për një lojtar si Pastore që do të largohet është gjë normale”, ka thënë Emery për gazetarët. “Luan apo jo, ai mbetet një lojtar i madh dhe në ditët e sotme informacionet përhapen me shpejtësi të madhe”. “Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme për mua është të përgatis skuadrën për çdo ndeshje”, ka theksuar Emery. Pastore është pjesë e PSG që nga viti 2011, ku u transferua nga Palermo për shifrën e 43 milionë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat