Vazhdon me Cityn

Futboll

Vazhdon me Cityn

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 16:41
David Silva

Futbollisti spanjoll dhe drejtuesit kryesueve të Premier League-s gjetën gjuhën e përbashkët për zgjatjen e bashkëpunimit edhe për një vit, me kontratën që i përfundonte në verë të 2019-ës. Sulmuesi 31-vjeçar, i cili po zhvillon sezonin e tij të tetë në “Etihad”, kur t’i përfundojë kontrata e re do të ketë luajtur plot një dekadë me “Cityzens”. David Silva, i cili konsiderohet një nga futbollistët më të mirë të historisë së City-t, ka treguar një formë të shkëlqyer edhe në këtë sezon rekordesh të skuadrës së Guardiolës. Në një prononcim për faqen e klubit, spanjolli theksoi:

“Jam shumë i lumtur që e kam lidhur të ardhmen time me City-n. Jam krenar për arritjet e mia me këtë skuadër. Besoj se jemi në një pozicion shumë të mirë për të fituar trofe të tjerë me Pep Guaridolën".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat