Guardiola: Kundërshtarët tanë nuk duan të luajnë

Futboll

Guardiola: Kundërshtarët tanë nuk duan të luajnë

Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 18:49
Guardiola

Cilësia në sulm e Manchester Cityt i ngjall frikën Europës, por mbi të gjitha Anglisë. Thuajse në çdo takim, Pep Guardiola duhet të përballet me skuadra që luajnë në mbrojtje, të cilat i lënë shumë pak hapësira “magjistarëve” të tij të sulmit. Kjo u pa edhe të mërkurën ndaj Southamptonit, kur City fitoi me 2:1. “Janë 10 lojtarë në mbrojtje dhe ne nuk kemi asnjë hapësirë për të sulmuar. Kundërshtarët tanë nuk duan të luajnë, ata vijnë vetëm për t’u mbrojtur. Këtë nuk e bëri vetëm Southamptoni por të gjitha skuadrat e Premier Leagues bëjnë të njëjtën gjë. Ky skenar përsëritet vazhdimisht dhe ato vazhdojnë të mbrohen, të mbrohen, të mbrohen”, tha Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat