Vinicius JR, përforcimi i parë i Realit gjatë verës 2018

Futboll

Vinicius JR, përforcimi i parë i Realit gjatë verës 2018

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 12:31
Vinicius Junior

Vinicius Junior do të jetë përforcimi i parë i Real Madridit për verën e ardhshme.

Talenti brazilian i cili u ble më 23 maj të vitit të kaluar për 45 milionë euro nga spanjollët mbush 18 vjeç më 12 korrik.

Kështu, klubi mbretëror mendon ta grumbullojë me ekipin e parë për fazën përgatitore të sezonit tjetër.

Flamengo kishte shfaqur dëshirën për ta mbajtur edhe një vit sulmuesin i cili ka luajtur deri tani 34 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola.

Megjithatë, kjo kërkesë e klubit brazilian është refuzuar nga drejtuesit e Realit.

Në varësi të paraqitjes së brazilianit, lojtari edhe mund të huazohet një sezon në Spanjë që të përshtatet me futbollin evropian.

Ndryshe, në garë për talentin brazilian ishte edhe Barcelona, por Vinicius zgjodhi Realin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat