Muller preferon të shmangë Spanjën dhe Anglinë në short

Futboll

Muller preferon të shmangë Spanjën dhe Anglinë në short

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 14:20
Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller

Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, preferon të shmangë ekipin kombëtar spanjoll dhe Anglinë në shortin për Kupën e Botës 2018, që do të hidhet këtë të premte, në Moskë. 

“Unë jam kureshtar të shoh nëse do të luajmë kundër një peshe të rëndë, apo jo. Personalisht do të preferoja të mos kisha në grup Spanjën, apo Anglinë”, – tha Muller në një ngjarje në Mynih. Gjermania është pjesë e vazos së parë të Kupës Botërore, e cila përfshin tetë “violina” të para. Spanja dhe Anglia janë në vazon e dytë, kështu që ato mund të jenë rivalë të “Mannschaft”, ashtu si dhe Uruguaji, Kolumbia, Peruja, Meksika, Zvicra dhe Kroacia

. Dy kundërshtarët e tjerë të kampionit botëror në fuqi do të dalin nga vazot 3 dhe 4, ku do të ketë kombëtare përgjithësisht më pak të fuqishme. Sulmuesi gjerman tha se do të dëshironte të luante kundër një rivali, me të cilin nuk është përballuar deri tani ekipi gjerman.

Federata Gjermane e Futbollit aktualisht po vlerëson dy opsione për ta sistemuar ekipin në Rusi: një kompleks jashtë Moskës dhe një tjetër në Soçi, në jugun e largët të vendit mikpritës të Botërorit 2018. Trajneri gjerman, Joachim Löw planifikon të mbajë një telekonferencë me ekipin e tij pas shortit, edhe pse vendimi mund të marrë disa ditë të tjera. Löw nuk ishte i shqetësuar për kundërshtarët e mundshëm, që mund t’i bien përballë kampiones botërore në Rusi. “Le të luajmë kundër kujt luajmë, nuk është diçka që do të na bëjë nervozë. Pasi të mësojmë kundërshtarët mund të fillojmë të punojnë konkretisht”, – përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat