Rinovon me Interin

Futboll

Rinovon me Interin

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 15:58
Samir Handanoviq

Portieri Samir Handanoviq ka zgjatur zyrtarisht kontratën e tij me klubin e Interit deri në 30 qershor të vitit 2021. Lajmi u publikua nga vetë klubi i Interit në faqen zyrtare. Nëse Icardi me 15 golat e tij ka qenë thjeshtë fenomenal një meritë të padiskutueshme që Interi i ka bërë një fillim fantastik këtij sezoni në Serie A e ka edhe Samir Handanoviq i cili me pritjet e tij shpëtimtare ka evituar gola të sigurt, duke mbajtur portën të paprekur në shumë takime. Portieri slloven është bërë pjesë e zikaltërve që prej vitit 2012 kur la Udinesen. Me Interin Handanoviç numëron 195 paraqitje në të gjitha garat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat