Zvicra e shqiptarëve kundër Serbisë, Brazilit e Kosta Rikës - Bota Sot
Zvicra e shqiptarëve kundër Serbisë, Brazilit e Kosta Rikës

Futboll

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Zvicra e shqiptarëve kundër Serbisë, Brazilit e Kosta Rikës

Nga: K.G. Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 16:40
Ilustrim

Në Pallatin Shtetëror të Kremlinit, në Moskë, u hodh shorti i grupeve të finaleve të Kampionatit Botëror - ‘Rusia 2018’ në futboll. Në ceremoni morën pjesë shumë yje të futbollit, trajnerë të skuadrave të kualifikuara. Ishte presidenti i Rusisë, Vladimit Putin, ai që ka hapur ceremoninë, duke iu uruar mirëseardhje të gjitha kombëtareve që do të jenë të pranishme në këtë ngjarje madhore. 11 qytete dhe 12 stadiume do ta presin Kampionatin Botëror, ku Rusia ka investuar shumë dhe sipas FIFA-s do të jetë njëri ndër më të bukurit të organizuar.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i cili foli mbi investimet dhe formatin e këtij Kampionati Botëror. Shorti u hedh nga legjenda të futbollit si Laurent Blanc, Gordon Banks, Cafu, Fabio Cannavaro, Diego Forlan, Diego Maradona, Carles Puyol dhe Nikita Simonyan. Zvicra e shqiptarëve është në grupin E me pesë herë kampionin e botës, Brazilin, pastaj me Serbinë dhe Kosta Rikën. Shqiptarët Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Valon Behrami e Blerim Xhemaili e kanë më së të qartë se më kë do të takohen në Botëror. Kampioni në fuqi i Botës, Gjermania është favoritë i grupit. Ata janë në Grupin F me Meksikën, Suedinë dhe Korenë e Jugut. Pjesë e gjermanëve pritet të jetë edhe mbrojtësi Shkodran Mustafi, sikurse edhe Riza Durmishi me Danimarkën, të cilët janë në grupin C me Francën, Australinë dhe Perunë. Të gjitha Kampionatet Botërore janë fituar nga vende të Europës (11 herë), ose të Amerikës së Jugut (9 herë). Brazili është skuadra që e ka fituar më shumë herë Botërorin, duke e bërë të tijin në 25 për qind të edicioneve (5/20).

Gjithashtu, Brazili është kombëtarja e vetme që ka marrë pjesë në të gjitha edicionet e kësaj gare. Gjermania, kampionia e botës në fuqi, do të kërkojë të bëhet kombëtarja e parë që fiton Botërorë radhazi, që kur Brazili ia arriti për herë të fundit në vitin 1962. Vetëm Brazili (5) ka më shumë Botërorë të fituar se Gjermania (4). Fatkeqësisht kësaj ngjarje të madhe i mungon Italia, sikurse edhe Holanda, që nuk arritën të kualifikohen!

Grupi A
1.Rusia
2.Arabia Saudite
3.Egjipti
4.Uruguai

Grupi B
1.Portugalia
2.Spanja
3.Maroku
4.Iran

Grupi C
1.Franca
2.Australia
3.Perua
4.Danimarka

Grupi D
1.Argjentina
2.Islanda
3.Kroacia
4.Nigeria

Grupi E
1.Brazili
2.Zvicra
3.Kosta Rika
4.Serbia

Grupi F
1.Gjermania
2.Meksika
3.Suedia
4.Koreja e Jugut 

Grupi G
1.Belgjika
2.Panama
3.Tunizia
4.Anglia

Grupi  H
1.Polonia
2.Senegali
3.Kolumbia
4.Japonia

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test