Të dëmtuar në disa ndeshje!

Futboll

Të dëmtuar në disa ndeshje!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 17:44
Albutrint Morina

Kampionati është i paparashikueshëm dhe që mban në stres shumicën e klubeve, sepse asnjëra nuk e ka luksin apo rehatinë edhe pse është në pjesën e lartë të tabelës së klasifikimit. Gjithçka është e paqartë për 17 javët që u zhvilluan deri me tani në elitën e futbollit, sepse në bazë të afërsive me pikë njëra me tjetrën, mund të ketë ndryshime të mëdha në renditje në javën e fundit të stinorit vjeshtor. 

Më së miri e fakton edhe vendi i tretë që nuk më shumë se shtatë pikë nga pozita e nëntë në klasifikim. Vëllaznimi nga Gjakova mban pozitën e nëntë me 22 pikë, por me synime që të jetë më lartë në tabelë. Skuadra gjakovare në disa ndeshje nuk ka pasur fat e në disa ka qenë e dëmtuar, duke iu referuar kapitenit të këtij kolektivit Albutrint Morina. Gjakovarët megjithatë befasuan me lojëra të mira deri me tash, se pak kush ka pritur se do të arrijnë në 22 pikë për 17 javë sidomos me shikueshmëri shumë klube ia kanë lakminë.

“Bota sot”: Është një garë interesante, skuadrat sa janë të renditura në vend të 4-5 e sa në të 8-9-tin. A është një nga kampionatet më të paparashikueshme?

Albutrint Morina: Me të vërtet është një garë e parashikueshme, secila skuadër është e mobilizuar maksimalisht për mi arritur objektivat e veta.

“Bota sot”: Vëllaznimi mban vendin e nëntë me 22 pikë, a është pritur më shumë apo ka qenë i dëmtuar?

Albutrint Morina: Duke pasur parasysh rrethanat, me të vërtet kemi arritur objektivat tona, edhe pse thënë të drejtën jemi dëmtuar jashtëzakonisht shumë në disa ndeshje, që kanë ndikuar direkt në rezultat. Mbi të gjitha, duke e pa gjendjen në klub realisht jemi të kënaqur për këtë gjysmëstinor.

“Bota sot: Të dielën kundër Besës në Pejë, a besoni në tri pikë, kur pejanët po paraqiten me juniorë kohët e fundit?

Albutrint Morina:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat