Kryendeshja drithëruese, Gjilani apo Drita më e fortë?

Futboll

Kryendeshja drithëruese, Gjilani apo Drita më e fortë?

Nga: Kemajl Goca Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 17:53
Ilustrim

Të dielën (me 3 dhjetor, 13.00) në qytetin e Gjilanit do të zhvillohet kryendeshja më e madhe në vendin tonë, që mbledhë më së shumti shikues, mes dy skuadrave të një qytetit, Gjilanit dhe Dritës. Kryendeshja drithëruese që pritet me padurim nga tifozët “Skifterat” e Gjilanit dhe “Intelektualët” e Dritës dhe si njëra palë po ashtu edhe grupi tjetër i tifozëve, kanë bërë të gjithë përgatitjet që t’i japim një ngjyrë festive kësaj sfide të madhe. Kush më i fortë Gjilani apo Drita? E gjitha do të shihet të dielën, për shkak se si njëra palë po ashtu edhe skuadra tjetër kanë individ që mund ta vendosin kryendeshjen.

Ish futbollistët e mirënjohur, Genc Sermaxhaj e Arben Zeqiri, si njëri po ashtu edhe tjetri janë nga qyteti i Gjilanit, dhe që të dytë kanë luajtur në të dyja skuadrat, parashikojnë lojë të fortë atmosferë drithëruese. “Do të jetë derbi interesant, ku të dyja ekipet do të futen në lojë për fitore. Të dyja kanë ekipe cilësore dhe në ndeshjen e fundit mendoj se e kanë arritur kulmin e përformancave dhe nuk ka vend për arsyetime pas ndeshjes.

Shpresoj që fusha të jetë në gjendje të mirë pas të reshurave të mëdha të shiut që të shohim futboll cilësor. Drita në pozitën tabelare është më mirë se Gjilani dhe këto ndeshjet e fundit ka rezultate pozitive. Është komponuar si duhet dhe po tregohet tejet e rrezikshme. Gjilanin e kanë përcjell mungesat nga fillimi dhe mendoj se në kontinuitet kanë pasur ndeshje të nivelit të njëjtë dhe jo rastësisht kanë shumë barazime.

Në derbin e Gjilanit nuk ka favoritë por përparësi për një nuancë e ka Drita”, tha Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. Pas 17 jave Drita renditet në vend të tretë me 29 pikë, ka 4 më shumë se rivali i përbetuar Gjilani, që mban pozitën e shtatë me 25 sosh. “Shpresoj të mos ketë të reshura të shiut, por gjithsesi tifozët nuk i ndal as shiu as bora për ti mbështetur ekipet e tyre. Mendoj...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat