Këto janë datat dhe oraret e të gjitha ndeshjeve të Kupës së Botës

Futboll

Këto janë datat dhe oraret e të gjitha ndeshjeve të Kupës së Botës

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 19:24
Ilustrim

Shorti është hedhur. Tetë grupet e Kupës së Botës janë përcaktuar tashmë, ashtu si datat dhe oraret e ndeshjeve. Gjithçka do të fillojë 14 qershorin e ardhshëm me ndeshjen Rusi-Arabi Saudite (ora 17:00) dhe do të mbyllet më 15 korrik, me finalen që do të luhet në orën 17:00. Nuk do të mungojnë sfidat interesantë që në fazën me grupe, si ajo mes Portugalisë dhe Spanjës, me Ronaldo-n që do të sfidojë shokët e tij të Real Madrid. Por do të jetë interesante të shihet edhe ajo që do të bëjë Messi m Argjentinën e tij, që ka në grup Kroacinë dhe Islandën. Duhet të jetë një sfidë e bukur edhe ajo që do të zhvillohet mes Belgjikës dhe Anglisë, shkruan telesport.

Grupet e Rusi 2018

Grupi A: Rusi, Arabi Saudite, Egjipt, Uruguai

Grupi B: Portugali, Spanjë, Marok, Iran

Grupi C: Francë, Australi, Peru, Danimarkë

Grupi D: Argjentinë, Islandë, Kroaci, Nigeri

Grupi E: Brazil, Zvicër, Kostarikë, Serbi

Grupi F: Gjermani, Meksikë, Suedi, Korea e Jugut

Grupi G: Belgjikë, Panama, Tunizi, Angli

Grupi H: Poloni, Senegal, Kolumbia, Japoni

Oraret dhe datat e ndeshjeve të fazës me grupe

14 qershor Rusi-Arabia Saudite (Grupi A) ora 17:00

15 qershor Egjipt-Uruguai (Grupi A) ora 14:00; Marok-Iran (Grupi B) ora 17:00; Portugali-Spanjë (Grupi B) ora 20:00

16 qershor Francë-Australi (Grupi C) ora 12:00; Argjentinë-Islandë (Grupi D) ore 15:00; Peru-Danimarkë (Grupi C) ora 18:00; Kroaci-Nigeri (Grupi D) ora 21:00

17 qershor Kosta Rikë-Serbi (Grupi E) ora 14:00; Gjermani-Meksikë (Grupi F) ora 17:00; Brazil-Zvicër (Grupi E) ora 20:00

18 qershor Suedi-Koreja e Jugut (Grupi F) ora 14:00; Belgjikë-Panama (Grupi G) ora 17:00; Tunizi-Angli (Grupi G) ora 20:00

19 qershor Poloni-Senegal (Grupi H) ora 14:00; Kolumbi-Japoni (Grupi H) ora 17:00; Rusi-Egjipt (Grupi A) ora 20:00

20 qershor Portugali-Marok (Grupi B) ora 14:00; Uruguai-Arabia Saudite (Grupi A) ora 17:00; Iran-Spanjëa (Grupi B) ora 20:00

21 qershor Francë-Peru (Grupi C) ora 14:00; Danimarkë-Australi (Grupi C) ora 17:00; Argjentinë-Kroaci (Grupi D) ora 20:00

22 qershor Brazil-Kosta Rika (Grupi E) ora 14:00; Nigeri-Islandë (Grupi D) ora 17:00; Serbi-Zvicër (Grupi E) ora 20

23 qershor Belgjikë-Tunizi (Grupi G) ora 14:00; Gjermani-Suedi (Grupi F) ora 17; Koreja e Jugut-Meksikë (Grupi F) ora 20:00

24 qershor Angli-Panama (Grupi G) ora 14:00; Japponi-Senegal (Grupi H) ora 17:00; Poloni-Kolumbi (Grupi H) ora 20:00

25 qershor Arabia Saudite-Egjipt, Uruguai-Rusi (Grupi A) ora 16:00; Spanjë-Marok; Iran-Portugali (Grupi B) ora 20:00

26 qershor Danimarkë-Francë, Australia-Peru (Grupi C) ora 16:00; Islandë-Kroaci, Nigeri-Argjentinë (Grupi D) ora 20:00

27 qershor Meksikë-Suedi, Koreja e Jugut-Gjermani (Grupi F) ora 16:00; Serbi-Brazil, Zvicër-Kosta Rika (Grupi E) ora 20:00

28 qershor Senegal-Kolumbi, Japoni-Poloni (Grupi H) ora 16:00; Angli-Belgjikë, Panama-Tunizi (Grupi G) ora 20:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat