Arrestohet vëllai i Messit, armëmbajtje pa leje

Futboll

Arrestohet vëllai i Messit, armëmbajtje pa leje

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 14:14
Matias Messi është dërguar në spitalin e Rosarios pasi është plagosur në një aksident ujor

Vëllai i madh i Lionel Messit është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Matias Messi, 35 vjeç është dërguar në spitalin e Rosarios pasi është plagosur në një aksident ujor, raportojnë organet policore argjentinase për mediat.

Arma u gjet në mjetin lundrues në lumin Parana. Messi rrezikon një dënim të paktën 3 vjet e gjysmë. Vëllai i sulmuesit do të qëndrojë në spitalin e Rosarios nën mbikëqyrjen e policisë, deri në momentin që ai do të paraqitet në gjykatë.

Pas daljes nga spitali do të jepet edhe masa e sigurisë për të. Policia ka bërë me dije se arma që iu gjet Matia Messit është një pistoletë kalibër 380 dhe se ka qenë e mbushur me gjashtë fishekë, që momentin që është bërë edhe kontrolli i mjetit lundrues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat