Barcelona humb dy pikë kundër Celta Vigo

Futboll

Barcelona humb dy pikë kundër Celta Vigo

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 17:51
Barca - Celta

 Skuadra e Barcelonës, kryesuese në kampionatin spanjoll në futboll, ka humbur dy pikë të vlefshme në fushë të vet, duke barazuar me 2-2 kundër Celta Vigo.

Me barazimin e sotëm, Barcelona i ka dhënë një shans Valencias ti afrohet në vetëm dy pikë dallim, nëse kjo e fundit triumfon në ndeshjen të cilën e luan të dielën kundër Getafes, meqë dallimi aktual është pesë pikë.

Celta Vigo hapi rezultatin në minutën e 18 të ndeshjes, me një gol të shënuar nga Iago Aspas, një gëzim i cili zgjati shkurt, meqë dy minuta më vonë, Lionel Mesi barazoi shifrat në 1:1, pas një asisti të Paulinhos.

Luis Suarez me golin e shënuar në minutën e 61-të, pas një krosimi nga Jordi Alba, solli Barcelonën në një avantazh me 2:1, mirëpo nëntë minuta më vonë, Celta me një gol nga Maxi Gomez nga brenda zonës, sërish barazoi shifrat në 2:2 që rezultoi të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Dy skuadrat madrilene, Atletico Madrid në pozitën e tretë dhe Real Madridi në të katërtën, kanë një mbetje prej nëntë pikësh pas Barcelonës, por me ndeshjet e sotme kundër Real Sociedadit respektivisht kundër Athletic Bilbaos, mund të ulin diferencën në gjashtë pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat