Tmerri i ekipit të Memushajt, ky është një lajm shumë interesant

Futboll

Tmerri i ekipit të Memushajt, ky është një lajm shumë interesant

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 12:03
Benevento

Nëse mendoni se Benevento e ka nisur keq, duhet të dini se mund të “përmirësojë” rekordet e saj negative.

1. SULMI MË I KEQ – Aktualisht Benevento “krenohet” me 6 gola të shënuar në Serinë A. Rekordin e mbajnë Trevizo dhe Çezena, që të dyja së bashku kanë shënuar nga 24 gola në dy sezone të ndryshme. Nëse skuadra e De Zerbit ruan mesataren aktuale, ka shumë gjasa që të thyejë këtë rekord.

2. GOLAVARAZHI MË I KEQ – Ky është një primat që Benevento mund ta barazojë duke parë 34 golat e pësuar deri tani. Rekordi i përket sezonit 1949- 1950, kur Venecia mbyllte kam pionatin me një golavarazh -64.

3. NUMRI MË I LARTË I HUMBJEVE – 28 humbje në kampionat i ka vetëm Peskara, por me këtë ecuri (14 humbje) Benevento është në rrugën e duhur për këtë primat.

4. FITORET E PAKTA – Trevizo në 2005-2006 e mbylli kampionatin me vetëm tri fitore në bilanc. Ende zero fitore për Beneventon që kërcënon edhe rekordin e Trevizos.

5. NUMRI MË I ULËT I PIKËVE – Ankona e 2003-04 mblodhi vetëm 13 pikë. Nëse ruan ecurinë aktuale, Benevento bën të tijin këtë rekord.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat