Nota të çuditshme për Xhakën e Mustafin

Futboll

Nota të çuditshme për Xhakën e Mustafin

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 13:58
Lojtarët e Arsenalit

Mesfushori ofensivë Granit Xhaka e mbrojtësi Shkodran Mustafi nuk patën mbrëmje të mirë me Arsenalin në ballafaqim me Manchester Utd, duke pësuar humbje me rezultat 3:1 në Emirates. Xhaka e Mustafi nuk morën nota të mira nga tabloidi britanik “Daily Mail”. Nota të çuditshme për Xhakën e Mustafin. Mustafi u vlerësua me notë 4.5, kurse Xhaka 5.5. Për Arsenalin realizoi: Lacazette (49’) dhe për Manchester Utd: Valencia (4’), Lingard (11’ e 63’). Në fakt, Pogba u përjashtua nga loja në minutëne 75-të, për shkak të një ndërhyrje të ashpër ndaj një futbollistit të Arsenalit, por as kjo epërsi numerike nuk e ndihmoi ekipin e trajnerit të Wengerit. Manchester Utd mban vendin e dytë me 35 pikë, shtatë me shumë se Arsenalin në pozitën e pestë pas 15 jave në Premier League.

Ja notat e lojtarëve: Arsenal (4-3-3): Cech 5.5; Koscielny 4, Mustafi 4.5 (Iwobi 15 6), Monreal 6; Bellerin 6.5, Xhaka 5.5 (Welbeck 70 6), Ramsey 7, Kolasinac 6 (Giroud 76 6); Ozil 6, Lacazette 8, Sanchez 7

Manchester United (3-4-3): De Gea 9.5; Lindelof 6, Smalling 6.5, Rojo 5; Valencia 7, Pogba 7, Matic 7.5, Young 6 (Rashford 90); Lingard 8.5 (Darmian 76, 6), Lukaku 7, Martial 6.5 (Herrera 67, 6).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat