Debutim i hidhur i Gatussos, Benevento e merr pikën e parë ndaj Milanit

Futboll

Debutim i hidhur i Gatussos, Benevento e merr pikën e parë ndaj Milanit

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 14:42
Milan - Benevento

As Ivan Gennaro Gatusso nuk mund ta nxjerrë Milanin nga kriza. Në debutimin e “Ringhios” si trajner kuqezi, “Djalli” zhgënjen në transfertë ndaj Beneventos, duke barazuar 2-2. Skuadra e fundit në klasifikimin e Serisa A e meritoi pikën e parë sezonale në minutën e fundit të kohës shtesë, kur portieri Brignoli, i cili kishte braktisur portën, devijoi me kokë drejt rrjetës. Një rezultat aspak bindës në ndeshjen e parë të Gatussos, sepse pa ndërhyrjet vendimtare të Donnarummas, rezultati mund të kishte qenë tjetër. Bonaventura shënoi golin e parë në këtë takimin në minutën e 38-të, pasi një rrëmuje në zonën e Beneventos, duke devijuar me kokë drejt rrjetës nga një distancë e afërt.

Këmbëngulja e vendasve u shpërblye me gol të në 50-tën, teksa topi i kthyer nga Donnarumma shkoi në këmbët e Puscas, që nuk hezitoi për ta çuar në rrjetë.

Milani, gjithsesi, e gjeti sërish avantazhin me Kalinic, pas krosimit të Bonaventurës në minutën e 67-të.

Kartoni i dytë i verdhë i Romagnolit në minutën e 75-të komplikoi gjithçka për kuqezinjtë, që pikërisht kur prisnin vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit, pësuan golin e dytë. E pabesueshme, ai që e dërgoi topin në rrjetë, ishte portieri Brignoli!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat