Llapi kampion vjeshtor

Futboll

Llapi kampion vjeshtor

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 14:53
KF Llapi

Skuadra e Llapit nga Podujeva dimëron në kreun e tabelës në elitën e futbollin të Kosovës. Llapjanët si vendas u ndanë baras (0:00 me Trepçën ’89 nga Mitrovica, kampion në fuqi. Në një fushë të rënduar nga reshjet e shiut e të borës, sulmuesit nuk arritën të shënojnë qoftë të njërës palë apo skuadrës tjetër. Te dyja skuadrat patëm disa mundësi për të realizuar, por pa sukses.

 Në minutën e fundit, Broja nga dy-tre metra gati shënoi, por portieri Ademi i Llapit shpëtoi gol të sigurt. Llapi renditet në vend të parë me 34 pikë apo është kampion vjeshtor, kurse Trepça ’89 është në pozitën e shtatë me 27 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat