Në terren të mbuluar me borë, Vëllaznimi mundi Besën

Futboll

Në terren të mbuluar me borë, Vëllaznimi mundi Besën

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 15:10
KF Vëllaznimi

Vëllaznimi nga Gjakova u kthye me tri pikë të mëdha nga Peja, por në anën tjetër e ka thelluar edhe më shumë Besën në krizë. Futbollisti Albutrint Morina është kreator i fitores së gjakovarëve.

Kapiteni shënoi dy gola në minutën e 47-të e 60-të dhe është më i merituari për fitoren e Vëllaznimit. Për pejanët shënoi Rron Krasniqi në minutën e 82-të, por duhet shtuar se Balaj goditi tërthorësen e gjakovarëve. Vëllaznimi mban vendin e 9-të me 25 pikë, ka 12 më shumë se Besa një pozitë më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat