Shkëndija dimëron bindshëm në kreun e tabelës në Maqedoni

Futboll

Shkëndija dimëron bindshëm në kreun e tabelës në Maqedoni

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 15:47
KF Shkëndija

Skuadra e Shkëndijës nga Tetova, është kampion vjeshtor në Kampionatin e Maqedonisë. Tetovarët i dhanë leksion fituesit të Kupës, Pelisterit nga Manastiri, duke e mundur me rezultat 3:0, në ndeshjen e javës së 18-të.

Golat i shënuan: Besart Ibraimi (49’), Ferhan Hasani (68’-nga penalltia) dhe Arbin Zejnullai (90’). “Ibraimi, Hasani e Zejnullai me nga një gol që shënuan në pjesën e dytë sigurojnë fitore 3:0 përballë Pelisterit, duke mbyllur sezonin vjeshtor bindshëm në vendin e parë me 15-të fitore nga 18-të takime”, bëhet e ditur nga Shkëndija. Shkëndija kryeson me 46 pikë, duke lënë pas Vardarin me 32 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat