Fjalët e portierit të Beneventos, pasi i shënoi gol Milanit në minutën e 95-të

Futboll

Fjalët e portierit të Beneventos, pasi i shënoi gol Milanit në minutën e 95-të

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 18:54
Alberto Brignoli ka shënuar gol në minutën e 95-të kundër Milanit

Portieri i Beneventos, Alberto Brignoli ka shënuar gol në minutën e 95-të kundër Milanit, duke i siguruar pikën e parë në kampionat skuadrës së tij.

Për Beneventon, që mori një barazim 2:2 ndaj Milanit, kjo është pika e parë në histori në Serie A.

Këtë pikë, për rastësi të të gjithëve e siguroi portieri Alberto Brignoli.

“Jo se nuk besoja se do të shënoja, por kishte një probabilitet shumë të vogël që të bëja diçka të tillë”, deklaroi ai pas ndeshjes.

“Jam i kënaqur për të gjithë, por më veçanërisht, për presidentin, që na ka qëndruar gjithmonë pranë. 30 sekondat e fundit? Nga stoli më thanë që të shkoja tek porta e Milanit. Unë shkova, mbylla sytë kur pashë topin që po vinte dhe kërceva si portieri, jo si një sulmues, dhe realizova një gol të çmendur”, deklaroi Brignoli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat