Ramos, thyen rekordin negativ

Futboll

Ramos, thyen rekordin negativ

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 19:26
Serxhio Ramos

Reali i Madridit do të luajë javën e ardhshme një sfidë të rëndësishme për ecurinë në kampionatin spanjoll, ndaj Seviljas, dhe Zinedin Zidan do të ketë plot 3 mungesa të rëndësishme. Dani Karvajal, Kasemiro dhe Serxhio Ramos janë mungesa të sigurta për madrilenët.

E në fakt, kapiteni i Realit, do të mungojë prek kartonit të kuq të marrë në sfidën e kësaj fundjave ndaj Bilbaos, duke thyer kështu një rekord negativ në kampionatin spanjoll. 31-vjeçari mori kartionin e 19-të të kuq në karrierë, duke kaluar Ksavi Aguadon dhe Pablo Alfaron, futbollistë të cilët luanin në vitet ’80, dhe secili kishte marrë nga 18 kartona të kuq.

Në total, Sergio Ramos me fanelën e Realit të Madridit ka marrë 24 kartona të kuq në të gjithë kompeticionet. Ai do të kthehet në dispozicion të trajnerit Zidane për ‘El Classicon’ me Barcelonën që do të luhet në Santiago Bernabeu në 23 dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat