Spalletti: Gati një Inter i përsosur ndaj Chievos

Futboll

Spalletti: Gati një Inter i përsosur ndaj Chievos

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 22:50
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, u shpreh shumë i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 5-0 ndaj Chievos dhe marrjen e primatit në Serie A.

Zikaltrit nuk kanë qenë të vetëm në krye të kampionatit elitar italian që nga 6 janari i 2016 dhe për këtë më mërituri është tekniku italian që erdhi në krye të skuadrës gjatë verës.

“Kur ndeshja shkon në atë drejtim, skuadra ndan detyrat dhe në fund bëjnë gjithçka së bashku, është diçka e madhe për një trajner”, ka thënë Spalletti për Mediaset Premium.

“Me ndarjen e detyrave, është më e lehtë të krijosh raste pozitive dhe rezultat. Jemi në rrugë të drejt, filluam mirë sot dhe nuk ka shumë për t’u thënë. Mund të them vetëm ju lumtë dhe do tentojmë të gjemë mangësitë e vogla për t’u përmirësuar në vazhdim”.

“Janë pikë të rëndësishme. Nuk i kemi dhënë aspak hapësirë Chievos, ishim të balancuar në gjithë fushën të vëmendshëm për mos të rënë në grackat e vogla të tyre”.

“Juventusi? Do të jetë ndeshje shumë e vështirë, duhet t’i kthehemi menjëherë punë”, ka shtuar italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat