Cuper: Reali është i interesuar për Salah

Futboll

Cuper: Reali është i interesuar për Salah

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 10:42
Mohamed Salah

Të gjithë tifozët e Liverpoolit janë në qiellin e shtatë pas paraqitjeve të mira të Mohamed Salah.

Por, kjo nuk i zgjati edhe shumë, së paku jo në atë mas si më parë.

Trajneri i Përfaqësueses së Egjiptit, Hector Cuper, thotë se ka informacione se Real Madridi është i interesuar për Salah.

Ish-anësori i Romës, që kur ka ardhur te klubi anglez ka shënuar 17 në 21 paraqitje dhe kjo ishte e mjaftueshme për të tërhequr vëmendjen e Los Blancos.

“Kam marrë konfirmime se Real Madridi është i interesuar për Salah, por ne nuk do t’i përshpejtojmë këto zhvillime”, ka thënë ish-trajneri i Valencias për ON Sports TV.

Mohamed Salah duke festuar golin ndaj Chelsea në Anfield – Getty Images

“Për mua, ai është në një situatë të jashtëzakonshme për momentin”, shtoi për fund Cuper.

Reds dhe tifozët janë të vetëdijshëm për faktin kur Reali dëshiron diçka nuk tërhiqet lehtë.

Ndeshja e ardhshme e Liverpoolit është ndaj Evertonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat