Skënderbeu përgatitet për ndeshjen e fundit në Europa League

Futboll

Skënderbeu përgatitet për ndeshjen e fundit në Europa League

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 11:16
Bajram Jashanica në veprim

Ekipi i Skënderbeut ka lënë qytetin e Korçës për t`u grumbulluar në Durrës ku për dy ditë do të vijojë përgatitjet për ndeshjen kundër Young Boys, që është dhe sfida e fundit në grupe për Europa League.

Gjatë ditës së dielë, Skënderbeu ka zhvilluar një seancë stërvitore. Trajneri Ilir Daja e ka ndarë në dy grupe ekipin. Lojtarët të cilët u aktivizuan titullarë ndaj Kukësit zhvilluan një seancë ‘shtrydhëse’ ndërsa pjesa tjetër e grupit zhvilloi një seancë të plotë.

Pavarësisht se fatet e skuadrave që shkojnë me tej janë përcaktuar në grupin B, lojtarët ndihen mjaft të motivuar në prag të takimit te fundit dhe në Bernë do të synohet një tjetër rezultat pozitiv për ta mbyllur pozitivisht ‘fushatën’ europiane të Skënderbeut këtë sezon.

Deri tani ekipi i Skënderbeut ka luajtur 5 ndeshje në Grupin B të Europa League duke grumbulluar në total po kaq pikë. Ndryshe nga sezoni 2015/16, kur Skënderbeu debutonte në grupet e Europa League, këtë sezon korçarët kanë bërë paraqitje më të mira.

Një fitore dhe dy barazime janë një rezultat i kënaqshëm për ekipin e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, që udhëhoqi Skënderbeun nga turet eleminatore të Europa League e deri te kualifikimi në fazën në grupe.

Ndeshja me Jang Bojs shihet si një mundësi e mirë për të marrë pikë nga ekipi i  Skënderbeut, që edhe pse nuk vlejnë për kulalifikimin kanë vlera të mëdha monetare për presidentin Takaj.

Deri tani te Skënderbeu i tremben vetëm sulmuesit Ali Soue, që ka shfaqur disa shqetësime, të cilat sollën dhe mos aktivizimin e tij në ndeshjen e javës së 13-të në kampionat kundër Kukësit. Pjesa tjetër e grupit pritet të jetë në dispozicion të trajnerit Daja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat