Vokrri nuk mori pjesë në ceremoninë në Maqedoni

Futboll

Vokrri nuk mori pjesë në ceremoninë në Maqedoni

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 15:11
Vokrri gjatë një takimi

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM), të dielën në mbrëmje, në Teatrin Popullor të Maqedonisë organizoi manifestimin për shpalljen e më të mirëve për vitin 2017.

Në këtë ceremoni të veçantë ka qenë i ftuar edhe presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, por për shkak të angazhimeve të tij nuk ka mundur të marrë pjesë.

Ai ka qenë me punë zyrtare në Zurich.

Lajm mëson se Fadil Vokrrit i ishte përgatitur një klip, ndërsa ishte i planifikuar të ndaj çmimin e futbollistit më të mirë në Ligën e parë të Maqedonisë.

Kujtojmë se, dy federatat në fjalë kanë raporte të shkëlqyera mes vete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat