Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur shqiptar

Futboll

Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur shqiptar

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 16:18
Futbolli në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i njohur shqiptar

Një ditë e zezë për futbollin ajo e djeshmja. Ish-futbollisti i Laçit, Kujtim Dauti, është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme, në moshën 52-vjeçare.

Sulmuesi i viteve 90-të të skuadrës kurbinase ndodhej në Greqi, ndërsa dje paradite nuk arriti të përballonte dot një atak vdekjeprurës. Humbje e madhe për familjen, miqtë, ish-kolegët, Laçin dhe futbollin shqiptar në tërësi. Trupi i 52-vjeçarit pritet që të vijë sot drejt Tiranës për t’u përcjellë më pas për në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes, në Laç.

Një vdekje e parakohshme që ka lënë një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit që e njohën nga afër apo ata mijëra tifozë që e mbështetën së bashku me Laçin në stadiumet shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat