Disa thonë se u bë shumë keq që stadiumi Nacional nuk ndërtohet në Bërnicë, disa thonë shumë mirë që ndërtohet në Sankoc të Drenasit. Komentimet janë në forma të ndryshme, por ka edhe shumë pakënaqësi e mospajtime.
Ish futbollisti i mirënjohur i Prishtinës, Avdullah Rafuna, ndryshe i njehur si ‘Topçiu’, tha se ndërrimi i lokacionit me shumë është politik. Si e komentoni që Stadiumi Nacional nga Bërnica në Sankoc, i ndërrohet lokacioni me vendim të Qeverisë së Kosovës?
“Mendoj se ky ndërrim i lokacionit për Stadiumin Kombëtar duhet të jetë afër kryeqytetit, Prishtinë, por ky ndërrim më shumë është politik se sa sportiv”, thotë Rafuna për gazetën kombëtare “Bota sot”.