Ramos flet për raportet e tij me Ronaldon

Futboll

Ramos flet për raportet e tij me Ronaldon

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 18:33
Ronaldo dhe Ramos

Sergio Ramos ka folur për raportet e tij me yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Jo pak herë kohëve të fundit në mediet në Spanjë ka pasur spekulime për një “ftohje” të raporteve mes tyre dyve.

Por, Ramos ka hedhur poshtë gjithçka duke thënë se mes tij dhe Ronaldos gjithmonë ka pasur raporte të mira, edhe pse ndonjëherë ndajnë mendime të ndryshme për gjëra të caktuara.

“Asgjë nuk ka ndodhur”, përgjigjet Ramos.

“Besoj se mes meje dhe Ronaldos gjithmonë ka pasur një shoqëri të mirë. Jemi dy lojtarë me karakter, me mendime të ndryshime, por veprojmë në të njëjtin drejtim. Ndonjëherë ne mund të kemi mos përputhje në mendime”, ka shtuar mbrojtësi spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat