Robben: Largimi nga Real Madridi mu duk hap pas në karrierë

Futboll

Robben: Largimi nga Real Madridi mu duk hap pas në karrierë

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 18:36
Arjen Robben

Largimi nga Real Madridi dhe heqja e rastit që ta fitojë La Deciman për Arjen Robben ishte tronditje e madhe, ndërsa kur zgjodhi kalimin te Bayern Munich, mendoi që ishte hap pas në karrierë.  

Të enjten në mbrëmje, holandezi do ta bëjë paraqitjen e 100-të, në Ligën e Kampionëve, në një garë që ka pasur paraqitje të mëdha ndër vite.

Por dëshpërimi që kishte pas largimit nga Santiago Bernabeu, vetëm pas dy viteve qëndrim ishte i madh.

“Real Madridi janë klub fantastik, sidomos me paraqitjet në Evropë”.

“Qëllimi ishte ta fitoja trofeun e 10-të evropian të këtij klubi, një ëndërr e madhe për mua”.

“Luajta për dy vite por nuk munda t’ia arrij qëllimin që ta fitoj këtë trofe. Kur u largova mendova që ishte një hap pas në karrierë”.

“Bayerni nuk kishte pasur sukses në Evropë për disa vite dhe qëllimi im ishte që të luaja në nivelet më të larta të mundshme, kjo i binte që ta fitoja Ligën e Kampionëve”.

Ish-anësori arriti ta fitojë këtë trofe në vitin 2013 kur mposhti Borussia Dortmund me një gol të shënuar nga ai vet.

“Kur e fiton, mendon për shumë gjëra dhe kjo të jep emocione të mëdha”.

“Është arritje e madhe si klub dhe si lojtar dhe je në pikën që bëhesh lojtar i nivelit botëror. Fitimi i trofeut në Ligën e Kampionëve ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua”, ka thënë Robben për ueb faqen e UEFA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat