Bardhi: Na presin vite edhe më të mira

Futboll

Bardhi: Na presin vite edhe më të mira

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 18:44
Enis Bardhi

Enis Bardhi ka përfaqësuar më së miri futbollin e Maqedonisë jashtë vendit. Një prej më të mirëve në ekipin U21 në evropianin e Polonisë, pastaj kaloi te ekipi senior i Maqedonisë, bëri transfero nga Ujpest te Levante në La Liga. “Bombarduesit” shqiptar mirënjohjen ia ndau trajneri spanjoll i klubit të hendbollit Vardar dhe të Maqedonisë, Raul Gonzales.


“Janë shumë njerëz që dëshiroj ti falënderoj për çmimin e fituar. Fillimisht Zotin që jam këtu bashkë me ju, pastaj familjen time, shumë të tjerëve që më kanë ndihmuar, por që kanë qenë edhe pjesë e U21 që morëm pjesë në KE, por edhe A reprezentacionit, të gjithë bashkëlojtarëve të mi, trajnerëve, seleksionuesit, Bllagoja Milevski, drejtuesve të FFM-së. Besoj se në të ardhmen Maqedonia do të jetë edhe më e fortë”, deklaroi Bardhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat