Pogba ndëshkohet për disa ndeshje

Futboll

Pogba ndëshkohet për disa ndeshje

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 18:47
Paul Pogba

Manchester United ka vendosur të mos apelojë dënimin me tre ndeshje të Paul Pogba pas një shqelmi ndaj Hector Bellerin, duke e lënë jashtë derbit të fundjavës ndaj Manchester City-t.

Pogba mori një karton të kuq të menjëhershëm pas përplasjes në fitoren ndaj Arsenal të shtunën pasdite.

Mesfushori qendror u zhgënjye nga vendimi, duke u shprehur se ishte një incident aksidental duke parë edhe pozicionin e pazakontë të Bellerin i cili po mundohej të merrte topin.

United kishte deri në orën 2 të pasdites së hënë për të vendosur nëse do të apelonte apo jo.

Në fillim u sugjeruar se apelimi do të mundësonte praninë e tij në supersfidën e së dielës me Manchester City-n e Pep Guardiola-s.

Por tashmë është zyrtare, Pogba do të mungojë për tri ndeshje, ndaj City, Bournemouth dhe West Brom përpara periudhës festive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat