Jose Mourinho gjatë konferencës për Ligën e Kampionëve që ka mbajtur sot ka befasuar duke thënë se janë dy portier për momentin që janë më të mirë se David de Gea.
Portugezi pas ndeshjes që Manchester United e fitoi 1:3 nga Arsenali, përgëzoi De Gean për pritjet duke e cilësuar si më të mirin në botë.
Por sot, Mourinho ka potencuar se portierët e tij janë gjithmonë më të mirët në botë, dhe tani më të mirët në botë janë Sergio Romero dhe Joel Perieria.
“Sergio Romero është portieri më i mirë në botë. Sepse ai luan nesër dhe portierët e mi janë më të mirët në botë. De Gea tani është i treti. Romero është i pari dhe Perieria i dyti”, ka deklaruar Mourinho.