Suarez: Unë e njoh dhe e di se si është Neymar

Futboll

Suarez: Unë e njoh dhe e di se si është Neymar

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 19:15
Suarez

Sulmuesi i Barcelonës Luis Suarez ka folur për kalimin e ish-shokut të tij, Neymar Jr në Real Madrid.
Javët e fundit është folur shumë për një kalim të mundshëm të Neymar nga PSG në RealMadrid gjatë verës së ardhshme.
Por, sipas Uruguajanit, Luis Suarez kjo nuk do të ndodhë.
“Unë e njoh dhe e di se si është Neymar. Për momentin unë nuk e shoh atë duke luajtur për Real Madridin”, tha Suarez gjatë një interviste për Marca.
Neymar verën e kaluar u largua nga Barcelona për të kaluar në PSG për 222 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat