Pogba mungon ndaj Manchester Cityt, klubi nuk e apelon kartonin e kuq

Futboll

Pogba mungon ndaj Manchester Cityt, klubi nuk e apelon kartonin e kuq

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 19:29
Paul Pogba duke i kërkuar falje Hector Bellerinit, por kartoni i kuq ishte i pashmangshëm /Getty Images)

Paul Pogba do të mungojë në ndeshjen vendimtare ku Manchester United do ta ketë përballë Manchester Cityt në Ligën Premier, pasi klubi nuk do ta apelojë kartonin e kuq.

Mesfushori pati një paraqitje brilante në fitoren e Arsenalit me rezultat 3-1, por e la ndeshjen pas një ndërhyrje të Hector Bellerinit.

Skuadra e Jose Mourinho do të mundohen që ta shkrijë epërsinë prej tetë pikëve ndaj Manchester Cityt, ndaj liderit të pamposhtur deri më tani.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, ylli i United, Paul Pogba, do të mungojë,pasi klubi nuk e ka apeluar kartonin e kuq.

Edhe pse ka luajtur vetëm në tetë ndeshje, Pogba ka shënuar tri herë ka dhënë pesë asistime.

Pogba nuk do të mungojë vetëm në ndeshjen me Cityn, pasi ai është dëmtuar tri ndeshje dhe mungesa e tij do të vërehet edhe ndaj Bournemouth dhe West Brom.

Por lojtari do të luaj ndaj CSKA Moskës në Ligën e Kampionëve, dhe këtë e konfirmon Mourinho.

“Ai është shumë i lumtur që do të luajë nesër. Nesër është ndeshja e radhës dhe për ndeshja e radhës ka rëndësi. Ai do të luajë nesër”, ka Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat