Robben tregon ëndrrën e madhe që nuk e përmbushi te Real Madridi

Futboll

Robben tregon ëndrrën e madhe që nuk e përmbushi te Real Madridi

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 19:43
Arjen Robben

Arjen Robben ka kujtuar kohën e tij te Real Madridi.

Anësori holandez në verën e vitit 2009 u largua nga Real Madridi për t’iu bashkuar Bayern Munich në Bundesligë.

Ai ka thënë se ka ëndërruar që me Realin ta fitojë trofeun e 10-të të Ligës së Kampionëve, teksa largimin nga atje e ka menduar si një hap pas në karrierë.

“Real Madridi janë klub fantastik, sidomos me paraqitjet në Evropë. Qëllimi ishte ta fitoja trofeun e 10-të evropian të këtij klubi, një ëndërr e madhe për mua”, ka deklaruar Robben.

“Luajta për dy vite por nuk munda t’ia arrij qëllimin që ta fitoj këtë trofe. Kur u largova mendova që ishte një hap pas në karrierë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat