Ferhan Hasani në krye, shikon me ‘dylbi’ shënuesi maqedonë!

Futboll

Ferhan Hasani në krye, shikon me ‘dylbi’ shënuesi maqedonë!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 10:50
Lojtarët e Shkëndijes

Kur e shikon listën e shënuesve në Maqedoni, të bëhet zemra mal! Kur e shikon renditjen e Kampionatit në Maqedoni, të bëhet zemra mal! Ferhan Hasani prin bindshëm në listën e shënuesve sikurse edhe Shkëndija nga Tetova në kampionat. Jo me kaq, përveç Hasanit edhe Besart Ibraimi është shkëputur në listë të shënuesve.

Dy shqiptarë në krye të listës apo të dytë të skuadrës kuqezi, Shkëndija. Hasani ka shënuar 17 gola dhe udhëheq në listën e shënuesve, ka katër më shumës e Ibraimi që mban pozitën e dytë. Ose Hasani me “dylbi” shikon shënuesit tjerë maqedonë, si  Baldovaliev i Akademija Pandev që ka 8 gola, pastaj Felipe (7), Chinedu (Rabotniçki) etj.

Në kampionat Shkëndija është kampione vjeshtore me 46 pikë, ka 14 më shumë se Vardari në vend të dytë, por kjo e fundit ka minus dy takime. Me një fjalë, shqiptarët kudo sundojnë në Maqedoni apo janë kryefjalë e futbollit!

Lista e shënuesve

Hasani (Shkëndija         17

Ibraimi (Shkëndija 13

Baldovaliev (Akademija Pandev)      8

Felipe (Vardari)    7

Geoffrey Chinedu (Rabotniçki) 7

Jasharovski (Shkupi)     6

Junior (Shkëndija)         6

Markoski (Rabotniçki)    6

Gesoski (Pobeda) 5

Serginho (Rabotniçki)    5

Stojkoski (Shkupi)          5

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat