Vetëm tre muaj i kanë mjaftuar për të marrë pronësinë e Lyonit

Futboll

Vetëm tre muaj i kanë mjaftuar për të marrë pronësinë e Lyonit

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 11:35
Houssem Aouar

Vetëm tre muaj i kanë mjaftuar atij për të marrë pronësinë e Lyon dhe për të tërhequr vëmendjen e Barcelonës. Po flasim për Houssem Aouar, një mesfushor shumë i ri nga Olympique Lyon, i cili, pavarësisht se është ende i panjohur për publikun e gjerë, po jep shumë në ligën franceze. Në vitin e tij të parë me skuadrën e parë ka luajtur shtatë ndeshje si titullar i formacionit të udhëhequr nga Bruno Génésio, i cili, gjithashtu, ofron një gamë të gjerë kur vendoset në fushë, sepse mund të veprojë në disa pozicione. Barcelona nuk ka dashur të presë dhe, sipas “L’Equipe”, tashmë ka kontaktuar agjentin e lojtarit për të hetuar dhe gjeneruar një kontakt të parë, që e lë klubin katalanas të vendosur mirë për oferta të mundshme në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat