Një vit pas atij aksidenti tragjik

Futboll

Një vit pas atij aksidenti tragjik

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 11:40
Ilustrim

Ekipi brazilian i Chapecoense ka arritur një kualifikim heroik për në Kupën Libertadores, e cila do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Një vit pas atij aksidenti tragjik me avion, ku pothuajse i gjithë ekipi ndërroi jetë, tashmë ka ardhur një arritje e jashtëzakonshme për klubin brazilian.

Chapecoense ishte në disavantazh ndaj Coritiba-s, ata gjetën golin e barazimit. Rezultati vazhdoi i pandryshuar deri në minutën e 95-të të ndeshjes, ku De Melo shënoi golin heroik të fitores.

Pas fitores, lojtarët e ekipit kanë përgëzuar edhe trajnerin e skuadrës në një mënyrë të veçantë, teksa kur ai gjendej në konferencën për shtyp me gazetarët, të gjithë shkuan dhe e lagën me ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat