Gjyqtari nga Kosova gjykon sfidën mes Rashicës dhe Balotellit e Sneijderit

Futboll

Gjyqtari nga Kosova gjykon sfidën mes Rashicës dhe Balotellit e Sneijderit

Nga: Kemajl Goca Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 13:44
Bekim Zogaj

Gjyqtari i mirënjohur nga Kosova, Bekim Zogaj, është caktuar për sfidën e Europa Leagues, mes ekipit holandez Vitesse dhe atij francez, Nice. Zogaj është gjyqtar anësor, ndërsa kryesor Sandro Schärer nga Zvicra.

Për Vitessen luan reprezentuesi i Kosovës Milot Rashica, kurse për Nicen futbollistët e mirënjohur, si italiani problematik Mario Balotelli dhe holandezi Wesly Sneijder. Ndeshja është e vlefshme e grupit K, kurse Nice mban vendin e dytë me 9 pikë, por ka siguruar kalimin më tej, ndërsa Vitesse është e fundit me 2 pikë dhe është eliminuar nga kjo garë, por do të luftojë për fitoren e parë për prestigj në grup.

Ndeshja luhet me 7 dhjetor në Arnhem, në orën 21.05, ndërsa për Zogajn pa dyshim se do të jetë ndeshje emocionale, e para kur bashkëkombësi i tij Rashica është pjesë e Vitesses dhe në anën tjetër janë dy yjet, si Balotelli e Sneijder. Duhet theksuar se Zogaj është me nënshtetësi zvicerane, ka një mori ndeshje të referuar deri me tash qoftë si kryesor dhe si anësor. Ai ka referuar në 19 ndeshje në garat evropiane (7 ndeshje në U-19 nga periudha 2015-17, 6 ndeshje për U-17 në vitin 2015-17, 1 ndeshje në Champions League gjatë 2016-17, si dhe 4 në Europa League në vitin 2016-17, dhe 67 në Kampionatin e Zvicrës në vitin 2014-17, pa e harruar edhe një në Bundesligën austriake në vitin 2015-16.

Zogaj është edhe krenari e shqiptarëve dhe shembull për brezin e rinj se si referohet ai kudo që shkon mundohet ta kryejë detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme profesionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat