Short i lehtë për Realin, por jo edhe për Barcelonën

Futboll

Short i lehtë për Realin, por jo edhe për Barcelonën

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 14:02
Çiftet e Kupës së Mbretit

Një tjetër udhëtim i nivelit më të ulët e pret Real Madridin në Kupën e Mbretit në futboll, pasi shorti i ka përballur me Numancia kampionët në fuqi të La Liga-s, në 16-shen e fundit të këtij kompeticioni. Nga shorti i së martës doli edhe ballafaqimi mes Celta Vigos dhe Barcelonës, dy skuadra që barazuan 2:2 në “Camp Nou” gjatë fundjavës së kaluar, si dhe Las Palmas kundrejt Valencias. Sulmuesit gjigantë të Lleida Sportu kanë një ndeshje të “shëndoshë” me Atletico Madridin, si shpërblim për eliminimin e Real Sociedad, ndërsa Cadiz, i cili rrahu Real Betis, do të sfidojë Sevillën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat