“Icardi mund t’i japë një dorë Real-it, por Benzema është sulmuesi më i mirë në botë”

Futboll

“Icardi mund t’i japë një dorë Real-it, por Benzema është sulmuesi më i mirë në botë”

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 17:16
Mauro Icardi dhe Mateo Kovacic

Ish-shoku i ekipit Mateo Kovacic është një admirues i kapitenit të Inter, Mauro Icardi. Gjithsesi ai mendon se ai nuk do të ishte i domosdoshëm për Real Madrid pasi në sytë e mesfushorit Karim Benzema është sulmuesi më i mirë në botë.

“Kam luajtur me Icardi-n dhe ai është një lojtar shumë i mirë i cili shënon shumë gola,” shprehet kroati.

Kovacic shpreson të luajë në ndeshjen e radhës në Champions League, që do të ishte ndeshja e parë si titullar për ish-lojtarin e Inter.

“Mendoj se jam gati të luaj si titullar.

“E kam filluar shumë mirë këtë sezon por dëmtimi më ndali, gjithsesi sezoni është akoma i gjatë. Dua një rol më të rëndësishëm, si në fillim të vitit.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer të luaj. Ndihem shumë mirë.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat